Shqipëria

Manastirliu inspekton punimet në Spitalin Pediatrik të Tiranës


“Pediatria e Tiranës është qershia mbi tortë e investimeve tona transformuese për modernizimin e QSUT-së”.

Ky është postimi që kryeministri Edi Rama ka bërë në Facebook nga inspektimi i punimeve të pediatrisë së re brenda QSUT-së. Inspekimet janë kryer nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Spitalet miqësore për fëmijët po materializohen në gjithë vendin”, tha ministrja. “Ky është në një standard me investimin tek kirurgjia dhe gjithë investimet e tjera”.

Sipas kryeministrit dhe ministres, hapja e pediatrisë është vetëm pak ditë larg. Gjithashtu, për ministren, ky është një investim që ka një vizion për 30 vitet e ardhshme.

“Ky është një projekt për t’ia përshtatur të gjitha viteve. Disa zona, do të jenë edhe me salla operatore. Puna do të fillojë shpejt. Një pjesë do t’i kushtohet edhe urgjencave, duke lehtësuar hyrjen e ambulancave në këtë sektor të QSUT-së. Kapacitetet nga ana tjetër, do të dyfishohen”.

Nga pamjet e shfaqura në video, spitali është drejt përfundimit të punimeve, me pjesën më të madhe të rikonstruktuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore