Lajme

Mali i Zi: 8 të vdekur e 1 mijë e 398 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i Malit të Zi ka publikuar rezultatet e mostrave të 3 mijë e 831 personave, ku kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjithsej 1 mijë e 398, ndërsa janë konfirmuar 8 të vdekur brenda 24 orëve të fundit.

Të shëruar nga pandemia brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 406 pacientë.

Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të testuar të së martës ishte 36.23 për qind.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni Covid-19 që nga fillimi i pandemisë është 2 mijë e 476 persona.

Ndërsa raste aktive me Covid-19 janë gjithsej 13 mijë e 712 persona.

Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit është 203 mijë e 746.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore