Vende

Magjia e dritave e Kullës Eifel në kohën e pandemisë


Si të gjitha kullat e tjera në botë, Kulla Eifel na lejon të shohim, me një ngjitje spektakolare, një pamje unike panoramike të Parisit dhe një fener vezullues në qiellin e kryeqytetit.

Për shkak të gjendjes aktuale epidemike monumenti më i bukur i Parisit, tashmë e sa kohë është i mbyllur dhe nuk do të jetë në gjendje të hapë dyert për një kohë të gjatë, në varësi të situatës Covid-19.

Ministri i shëndetësisë ka folur për kushtet që do të ndërmerren, në rast hapje të kullës.

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar respektim rigoroz të masave anti covid, për të gjithë ata që duan të vizitojnë kullën Eifel “Vënia e një maske do të jetë e detyrueshme për të gjithë vizitorët mbi moshën 11 vjeç dhe vizitorët do të inkurajohen të  blejnë biletat e tyre në kohë të caktuar paraprakisht në faqen e biletave”, raporton media francese Linternaute.

“Në kopsht dhe në katet e sipërme, numri i vizitorëve do të mbetet gjithmonë i kufizuar dhe respektimi i distancave do të zbatohet falë shenjave në tokë”, është shprehur Ministri i Shëndetësisë në Francë Oliver Vran, shkruajnë mediet francese.

“Për shkak të distancës ngjitjet në kullë bëhen nga shkalla lindore dhe zbritjet bëhen nga shkallët perëndimore”. Hapësirat publike të kullës do të pastrohen dhe dezinfektohen çdo ditë”.

Por, situata e turizmit në Paris ashtu si dhe në vendet e tjera të botës ka ndryshuar gjatë periudhës së pandemisë. Mbyllja e pjesshme e kufijve dhe masat kufizuese e kanë kufizuar rëndë lëvizjen e udhëtarëve francezë dhe ndërkombëtarë.

Komiteti rajonal i turizmit në Paris Ile-de-France publikoi vlerësimin e tij të vitit 2020-të, të aktivitetit të turizmit, i cili shënon në veçanti një humbje të më shumë se 33 milion turistëve krahasuar me 2019.

Sipas Paris-ile-de-France vetëm 33.1 milion pasagjerë kaluan nëpër aeroportet e Ile-de-France në vitin 2020, që është një rënie prej 69% krahasuar me një vit më parë.

Pavarësisht fillimit të fushatës së vaksinimit, rreziku i rifillimit të epidemisë mbetet shumë i lartë, duke çuar në masa të reja kufizuese, ky kontekst e bën të vështirë projektin për të ardhmen e turizmit.

Një nga monumentet më të njohura, dhe më të imituara në botë padyshim mbetet Kulla Eifel.

Që kur u ndërtua Kulla Eifel, njerëzit në të gjithë botën e kanë dashur atë për vete. Shumë monumente kanë imituar këtë simbol të Parisit dhe Francës. Disa janë frymëzuar nga puna e Gustave Eiffel ndërsa të tjerët janë ose shumë të ngjashëm ose kopje.

Kulla Eifel si monumenti më i vizituar në botë

Si simboli i Francës në botë, dhe vitrina e Parisit, mirëpret gati 7 milion vizitorë në vit, rreth 75% e të cilëve janë të huaj, duke e bërë atë monumentin më të vizituar për të cilin duhet të paguani në botë.

Roland Barthes, kritik i njohur francez në një, nga shkrimet e tij ka folur për Kullën, të cilën ai e përkufizon si strukturë të pa zëvendësueshme.

“Një vizion, një objekt, një simbol, Kulla është gjithçka që njeriu dëshiron të jetë, dhe kjo është e pafund. Kulla është dëshmitari i një shekulli që kalon dhe një monument që është gjithmonë i ri, një objekt i paimitueshëm dhe i imituar vazhdimisht”.

Franca është vendi më i vizituar në botë, me më shumë se 89 milion mbërritje turistike ndërkombëtare në 2018.

Kulla përfaqëson magjinë e dritës. Ndriçimi i tij, dritat e tij të ndezura dhe feneri i tij shkëlqejnë dhe frymëzojnë ëndrrat çdo mbrëmje.

Ishte kulla më e lartë në botë në kohën e ndërtimit të saj dhe është imituar nga vende të ndryshme nëpër botë. Është kapërcyer me lartësi nga kullat e mëdha të sotme, megjithatë emri i saj mbetet unik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore