Jetesë & Stil

Madonna: 40 vjet më parë arrita në New York me vetëm 35 dollarë në portofol


Ikona e muzikës pop, Madonna, bëri një paraqitje surprizë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards 2021”, ndërsa si rrallë herë, më tepër sesa veshja e saj, vëmendje morri fjalimi që ajo kishte përgatitur për të pranishmit në sallë.

Ylli i hitit “La isla bonita”, ka zbuluar fillimet e saj në karrierë, ndërsa ka thënë se në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte ardhur me vetëm 35 dollarë.

Madonna – “MTV VMAs 2021”.

“Rreth 40 vjet më parë, unë erdha në New York me asgjë tjetër përveç 35 dollarë në portofol dhe një palë këpucë vallëzimi”.

“I thashë taksistit të më çonte në qendër të gjithçkaje. Ai më la në Times Square. Isha 19 vjeçe dhe u tmerrova, por ishte vetëm hapi i parë”, tha ajo.

Këngëtarja, emri i plotë i të cilës është – Madonna Louise Ciccone, ka thënë se ishte e sigurtë në sukses, qysh në fillimet e saj.

Ajo ka theksuar se lidhja e saj me gjigandin televiziv “MTV” ishte e fortë dhe se ajo e kishte të qartë, se talenti i saj do të njihej jo vetëm në Amerikë, por në të gjithë botën.

Madonna – “MTV VMAs 2021”.

“E dija që një ditë, me shumë punë të palodhur, do të njihesha jo vetëm në New York, por në të gjithë botën”.

“Dyzet vjet më parë, një luftëtar mbërriti në New York, me shpresën për të krijuar diçka revolucionare: një kanal i dedikuar i gjithi muzikës u shfaq premierë në mes të natës dhe e quajti veten ‘MTV’”, tha ajo.

Mes tjerash, Madonna, tha se roli i “MTV-së”, ka bërë që ajo patjetër të ishte e pranishme në ceremoninë e sivjetme të “MTV VMAs”.

“Ne gjetëm njëri -tjetrin dhe krijuam një lidhje që ndryshoi jetën time, ndryshoi muzikën dhe krijoi një formë krejt të re arti. Kjo është arsyeja pse ka vetëm një vend për të qenë sonte”, përfundoi ajo.

Ndryshe, rep artisti më i përfolur i momentit, Lil Nas X, ishte fituesi i çmimit kryesor të kësaj ceremonie prestigjioze të ndarjes së çmimeve, ndërsa ka fituar si “Videoja më e mirë e vitit”, me këngën “Montero” (Call me by your name).

Lil Nas X – “MTV VMAs 2021”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore