Lajme

Macron rrezikon të humbasë shumicën në zgjedhjet parlamentare


Pesë vjet më parë, një valë debutuesish u zbuluan në Asamblenë Kombëtare Franceze.

Një mësues nga Strasburg-u, një sipërmarrës nga Lyon-i, një fermer nga Brittany-a, një zjarrfikës nga Franca perëndimore, të gjithë ata dhe shumë të tjerë morën vende në Partinë e Qendrës të Emmanuel Macron, e quajtur atëherë “La République en Marche”.

Së bashku me aleatët, partia mori 60 për qind të dhomës së ulët të parlamentit.

Kjo, duke shënuar një spastrim masiv që uli moshën mesatare të deputetëve dhe mbushi kuvendin me gra, shkruan The Economist në artikullin e saj.

Megjithatë, sot partia e Macron-it po përballet me një rebelim në kutinë e votimit që mund t’i grabisë presidentit të rizgjedhur shumicën.

Më 12 dhe 19 qershor votuesit francezët do të shprehin vullnetin e tyre për parlamentin e ri.

Në nivel kombëtar, sondazhet kanë treguar se Ansambli i Macron-it, një aleancë centriste, është në të njëjtin nivel me grupin e ri të majtë radikal të Jean-Luc Mélenchon, i cili përfshin socialistët, komunistët dhe të gjelbërtit.

Sipas sistemit të votimit me dy faza, partia e parë që do të hyjë në parlament do të ketë përfaqësimin më të madh dhe ka të ngjarë që aleanca e Macron-it të mbetet më e madhja.

Referuar kushtetutës franceze, Macron ka kompetenca të gjera, duke përfshirë të drejtën për të nxjerrë ligje me mbikëqyrje minimale parlamentare dhe për të emëruar një kryeministër.

Por politikisht, atij i duhet ende një shumicë pune për të përfunduar atë që filloi në mandatin e tij të parë.

Kjo përfshin reformën e sistemit të pensioneve, e cila do të rrisë moshën e daljes në pension nga 62 në 64 ose 65 vjeç.

Me fjalë të tjera, çështja në diskutim në votimin parlamentar është nëse Macron mund të vazhdojë punën e tij si një reformator ekonomik dhe modernizues i mirëqenies në shtetin francez.

Përgjigja do të jetë një “jo” e madhe nëse Mélenchon befason dhe fiton më shumë vota.

Macron ka lënë të kuptohet tashmë se ai do të refuzojë ta emërojë atë si kryeministër.

Mélenchon premton, ndër të tjera, uljen e moshës së pensionit në 60 vjeç, shfuqizimin e reformave liberalizuese të tregut të punës, rivendosjen e taksës mbi pasurinë dhe rritjen e pagës minimale neto me 15 për qind në 1 mijë e 500 euro në muaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore