Lajme

Macron: Franca do të forcojë legjislacionin për inçestin


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron njoftoi se do të forcojë  ligjet ndaj inçestit.  Debati për inçestin filloi pas publikimit të librit të  juristes, Camille Kouchner. Në këtë libër ajo akuzon  politikanin, Olivier Duhamel se ka abuzuar seksualisht me vëllain e saj.

Macron   njofton në llogarinë e tij në Twitter se Franca do të adaptojë ligjet me qëllim që të mbrojë më mirë fëmijët nga dhuna seksuale. Ai njofton se i ka kërkuar Ministrit të Drejtësisë të vepronte sa më shpejt  për të vijuar  me propozimet legjislative.

Presidenti pohoi se Franca tashmë  ka rritur statutin e kufizimeve të inçestit në 30 vite, nisur nga mosha madhore e viktimës. Macron shtoi se janë përforcuar kontrollet për njerëzit që punojnë me fëmijët, por duhet bërë shumë më tepër.

Si pjesë e ekzaminimeve të zakonshme mjekësore rutinë për fëmijët, Franca do të prezantojë seanca rreth incestit në shkollat ​​fillore dhe të mesme në mënyrë që t’u japë  fëmijëve një shans për të folur rreth kësaj  çështjeje”, njoftoi kreu i shtetit.

Ai gjithashtu tha që një  ndihmë më e mirë psikologjike për viktimat e inçestit do të vihet në dispozicion dhe do të rimbursohet nga sigurimet shoqërore.

“Do të ndjekim agresorët”,  shton Macron-i.

Gjatë javëve të fundit, qindra njerëz kanë shkruar në mediat sociale për të treguar historitë e tyre të inçestit. Kjo ndodhi pas botimit të librit  « La Familia grande ».

Në këtë libër akuzohet  profesori francez dhe specialisti i  kushtetutës, Olivier Duhamel,  se ka abuzuar me djalin e bashkëshortes së tij. Ata  shkruajnë se kanë qenë viktima të abuzimimeve seksuale,  gjatë moshës pesë, tetë ose 13 vjeçare nga babai, gjyshi, vëllai, xhaxhai apo kushëriri i tyre. Mijëra Tweet-e janë ” La Familia grande ” publikuar me hashtag-un #metooinceste.

Libri është shkruar  nga vajza e bashkëshortes së Duhamel-it, Camille Kouchner.  Camille është vajza e ish-ministrit të jashtëm dhe themeluesit të OJQ-së , Médecins Sans Frontières, Bernard Kouchner.  Duhamel-i dha dorëheqjen në fillim të muajit nga posti i tij duke mbikëqyrur Science Po, një nga universitetet më të mira të Francës, pas botimit të librit.

Pas botimit të librit njohësi  i famshëm i kushtetutës dha dorëheqjen nga Fondacioni Kombëtar për Shkencat Politike, një nga universitetet më të mira të Francës.

“Duke u bërë  objekt i sulmeve personale dhe duke dashur të ruaj institucionet në të cilat punoj, dorëhiqem nga funksionet e mia,” shkruan ai në Twitter, më 4 janar.

As Duhamel-i dhe as avokati i tij nuk kanë komentuar akuzat që datojnë që nga vitet 1980.

Kjo deklaratë e kreut të shtetit,  vjen 2 javë pas hetimit të hapur nga Prokuroria e Parisit për “dhunim dhe abuzim seksual”  ndaj politologut, Olivier Duhamel. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore