Sport

Lukaku mund të rikthehet në Premier Leauge


Romelu Lukaku nuk po kalon aspak momente te mira që prej rikthimit tek Inter-i.

Sulmuesi belg nuk po ka vend në formacionin titullar të ziklatërve dhe pikërisht këtë kërkojnë ta shfrytëzojnë skuadra e Tottenham-it.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Tottenham-i po kërkon informacione për shtatlartin belg dhe kërkon ta transferojë në këto orët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Lukaku ka luajtur vetëm në nëntë ndeshje në këtë edicion me skuadrën e Inter-it, prej të cilave ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim.

Inter-i përfitoi plotë 115 milionë euro nga shitja e tij te Chelsea në verën e vitit 2019, por vetëm një vit më vonë ata e rikthyen në huazim sulmuesin për 10 milionë euro.

Periudha e huazimit përfundon në qershorin e ardhshëm dhe mediat angleze shkruajnë se Tottenham-i kërkon nga Machester United një marrëveshje për një transferim të mundshëm të Lukaku-t në janar, apo edhe në verën e ardhshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore