Sport

Lukaku merr mesazhe të shumta mbështetëse nga yjet e futbollit pasi u abuzua me kore raciste


Mesazhet në mbështetje të Romelu Lukaku-t kanë filluar të vërshojnë nga shokët e skuadrës në të kaluarën dhe të tashmen, pasi sulmuesi belg ishte subjekt i abuzimeve raciste gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë mes Juventus-it dhe Inter-it të martën .

Thirrjet diskriminuese si dhe zhurmat e majmunëve u dëgjuan nga pjesë të tifozëve të pranishëm në “Allianz Stadium” gjatë ndeshjes.

29-vjeçari lëshoi ​​një koment të shkurtër në Instagram të mërkurën në mëngjes, duke deklaruar se do të dëshironte të shihte ligën të merrte masa kundër këtyre personave.

“Historia përsëritet si në 2019-ën dhe vjen përsëri në 2023-shin. Shpresoj që këtë herë federata të marrë vendime të drejta. Këtë lojë duhet ta shijojnë të gjithë. Ju falënderoj për mesazhet e shumta. Vaftë në dreq racizmi”, ka shkruar Lukaku.

Një listë e mbushur me yje me emra nga e gjithë bota kanë dalë në mbështetje të sulmuesit të Inter-it, duke i dërguar atij më të mirën e tyre dhe duke ofruar mesazhe të mbështetjes.

Aty janë përfshirë Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Mario Balotelli dhe Patrice Evra, si dhe bashkatdhetarët Thibaut Courtois, Youri Tielemans, Radja Nainggolan dhe Dodi Lukebakio.

Reece James i Chelsea, Anthony Elanga i Manchester United dhe Yanick Bolasie, dikur i Everton-it, kanë komentuar gjithashtu në postimin e Lukaku-t në Instagram.

Lojtarët e Inter-it, përfshirë anëtarët e ekipit të parë aktual dhe ata që kanë luajtur në skuadrat e mëparshme kanë qenë gjithashtu në kontakt me Lukaku-n, duke përfshirë Denzel Dumfries, Andre Onana, Achraf Hakimi dhe Marco Materazzi.

Kujtojmë që Lukaku e shënoi golin e barazimit në këtë ndeshje në sekondat e fundit të saj.

Ai u tregua i saktë nga penalltia, por pikërisht gjatë kohës së ekzekutimit të penalltisë u shfaqën koret raciste ndaj tij.

Pasi shënoi golin, Lukaku festoi me gisht te buzët e tij, shenjë kjo që ta mbyllin gojën tifozët e Juventus-it, gjest ky që u pa si provokim nga ana e gjyqtarit dhe më pas e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë belgun, që më pas erdhi edhe përjashtimi nga loja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore