Lajme

Luftëtarët ukrainas po evakuohen nga Azovstali


Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka konfirmuar se një operacion për evakuimin e luftëtarëve nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal është duke u zhvilluar.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Malyar, tha se 53 luftëtarë të plagosur rëndë u dërguan në qytetin Novoazovsk, të mbajtur nga rebelët e mbështetur nga Rusia.

211 të tjerë u evakuuan duke përdorur një korridor humanitar në një vend tjetër të mbajtur nga rebelët.

Më herë agjencia e lajmeve “Reuters” raportii se një duzinë autobusë që transportonin luftëtarë ukrainas të cilët ishin ngujuar nën uzinën e rrethuar, Azovstal, janë parë duke u larguar nga vendi.

Një komandant i lartë i forcave ukrainase në uzinën e rrethuar tha se luftëtarët atje po zbatonin një vendim nga komanda e lartë ushtarake ukrainase për të shpëtuar jetën e personelit të shërbimit, por ai nuk dha detaje se cili ishte vendimi.

Gjithashtu u raportua se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte arritur një marrëveshje me Ukrainën që ushtarët e plagosur të evakuoheshin nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore