Sport

Lucas Hernandez nënshkruan me PSG-në


Lucas Hernandez është transferimi më i fundit i skuadrës së Paris Saint-Germain për këtë verë.

Anësori francez kishte arritur marrëveshje me PSG-në prej disa ditësh, por transferimi u zyrtarizua sot (e diele, 9 korrik), duke nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Transferimi i tij u bë nga Bayern Munich, të cilët përfituan shumën e 45 milionë eurove për kartonin e futbollistit 27-vjeçar.

Mbrojtësi anësor ishte pjesë e Bayern-it që nga viti 2019 kur ishte transferuar nga Atletico Madrid-i për shumën e 80 milionë eurove.

Sezoni i kaluar ishte i pafat për futbollistin që pësoi dëmtim në Kupën e Botës në Katar, andaj bëri vetëm 11 paraqitje me Bayern-in në të gjitha garat, prej të cilave shënoi dhe asistoi nga njëherë.

Kujtojmë që Hernandez është transferimi i pestë i Parisit gjatë kësaj vere, të cilët më herët transferuan Milan Skriniar, Manuel Ugarte, Marco Asensio dhe Kang-In Lee.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore