Shqipëria

LSI dorëzon listat e saj zgjedhore


Ditën e sotme, partitë politike po paraqesin listat finale zgjedhore për çdo qark.

Në deklataratëne saj për shtyp Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpalosur listën e kandidatëve që do e përfaqësojnë në Parlamentin e Ardhshëm. Në deklaratën e nxjerrë për shtyp LSI-ja e nis me urimin për 8 mars.

Ajo mbetetet besimplotë që këta të përzgjedhur, sipas tyre me të rinj dhe të reja, burra dhe gra plot vullnet , pritet të jenë garanci për një garë fituese dhe të shkëlqyer.

Në fjalën e tyre thuhet se kjo skuadër e madhe, që do të përfaqësojë Lëvizjen Socialiste për Integrim në të gjithë vendin, do të drejtojë shqiptarët drejt ndryshimit që të gjithë presim me padurim, për përmbysjen e një klike qeveritare antipopull, antishtet dhe antivlera.

Drejtuesja e LSI-së, Monika Kryemadhi është e para në listën e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës, ndërkaq Petrit Vasili është i treti në listën e Tiranës. Luan Rama kryeson listën zgjedhore të LSI-së në Vlorë. Nga figura të tjera të shquara të LSI-së bie në sy prania e Erisa Xhixhos dhe Klajda Gjoshës, respektivisht e dyta dhe e katërta në listën zgjedhore të Tiranës. Ish-ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto renditet i gjashti në Tiranë. Kejdi Mehmetaj një nga figurat e promovuara herët dhe një nga zërat e rinj në LSI rezulton e dyta në listën e Fierit mbas kryetares Monika Kryemadhi.

Mbas Lëvizjes për Ndryshim që ishte forca e parë politike që zbardhi listën e saj zgjedhore me kandidatët e saj, LSI-ja është partia e dytë që ka zbardhur listat e saj zgjedhore.

LSI-ja në listat e saj ka dalë me një risi të ekulibrave gjinorë duke tejkaluar kuotën për përfaqësimin e gruas në politikë. Sa i takon moshës mesatare, lista e tyre diktohet si lista me moshën më të re prej listave konkuruese.

Përtej aspektit gjinor dhe përfaqësimit të të rinjve si zëra në politikë LSI, ka dhe një pluralitet profesionesh mes të zgjedhurve në listat e saj të shpallura vetëm para pak çastesh.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore