Sport

Low konfirmon Ter Stegen-in përballë Maqedonisë së Veriut


Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, ka folur përpara ndeshjes me Maqedoninë e Veriut. Tekniku ka konfirumuar se portieri i Barcelona-s, Marc-Andre ter Stegen-i do të luajë titullar.

Gjermania do të ndeshet me Maqedoninë e Veriut për kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022 dhe portieri i Bayern Munich-ut, Manuel Neuer-i, do të pushojë.

“Marc-Andre ter Stegen-i do të jetë në portë. Portierët janë informuar për këtë vendim”, tha Low.

Ndërkohë, Robin Gosens-i është në garë për të filluar në krahun e majtë, pasi u rikuperua nga dëmtimi.

“Robin Gosens-i mund të marrë pjesë plotësisht në stërvitje sot, që do të thote se kemi një skuadër të plotë. Duhet të shohim nëse Robin është gati të paraqitet pas dëmtimit”.

“Unë do të flas me lojtarët që kanë luajtur në dy ndeshjet e fundit dhe do të kontrolloj gjendjen e tyre”, përfundoi tekniku Low.

Gjermania përballet me Maqedoninë e Veriut në MSV-Arena në Duisburg të mërkurën në 20:45.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore