Sport

Lojtari më i suksesshëm në futboll është parametra zero


Dani Alves ose lojtari më i suksesshëm në futboll ka shkëputur bashkëpunimin me klubin e Sao Paulo-s, pasi këta të fundit nuk ishin në gjendje t’i paguanin pagën.

Alves-i u bë lojtari më i paguar në Amerikën e Jugut kur u bashkua me klubin e Sao Paulo-s.

Braziliani u rikthye në vendlindje në vitin 2019 pas aventurave në Evropë te Sevilla, Barcelona, Juventus-i dhe PSG-ja.

Dy sezonet e Alves-it te klubi i femijërisë nuk kanë përfunduar siç duhet. Klubi i ka borxh mbrojtësit tre milionë euro. 38-vjeçari e humbi durimin me klubin dhe pas pauzës së kombëtareve, nuk u paraqit më në stërvitje.

“Ne u informuam se Dani Alves nuk do të kthehet te Sao Paulo derisa të ketë një rregullim të borxhit financiar që klubi ka me lojtarin”, thanë burime pranë klubit.

Alves është lojtari me më shume trofe në karrierë, ku së fundmi shtoi edhe medaljen e artë olimpike, në Tokio 2020 (2021). Në total, braziliani ka 43 trofe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore