Sport

LM “Oran 2022”/ Radha e xhudos për të kërkuar medalje për Kosovën


Edhe sot (e mërkurë) sportistët kosovarë do të zbresin në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Këtë herë do të ketë më shumë shpresa për ndonjë medalje nga ta, pasi që do të jetë në radhë sporti i xhudos.

Distria Krasniqi, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha janë shpresa e Kosovës për të fituar ndonjë medalje në Oran.

Tri xhudistet do të nisin garat me fillim nga ora 12:00.

Në këto lojëra ekipi i xhudos kosovare përfaqësohet me tetë xhudistë, të cilët do të garojnë në ditët në vazhdim.

Përveç tyre do të garojnë edhe Laura Fazliu, Loriana Kuka, Akil Gjakova, Arbër Kullashi dhe Shpat Zeka.

Ekipi i xhudos drejtohet nga trajneri Driton Kuka dhe nga ndihmëstrajnerja Majlinda Kelmendi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore