Aplikacione

Llogaritni ditët ndërmjet dy datave me funksionin DAYS


Microsoft Excel e bën të lehtë numërimin e ditëve të plota ndërmjet dy datave specifike. Ju mund të përdorni ose një operator aritmetik ose një funksion për ta bërë këtë. Ne do t’ju tregojmë funksion DAYS.
Funksioni DAYS i Excel-it i dedikohet gjetjes së numrit të ditëve ndërmjet dy datave. Kryen në mënyrë efektive të njëjtën llogaritje që bën metoda e zbritjes, kështu që varet nga ju se cilën metodë përdorni.
 
Për të përdorur këtë funksion, hapni një spreadsheet në Microsoft Excel. Në spreadsheet, klikoni në qelizën në të cilën dëshironi të shfaqni përgjigjen.
 
Në qelizën tuaj të zgjedhur, shkruani funksionin e mëposhtëm dhe shtypni enter. Në këtë funksion, zëvendësoni C2 me qelizën ku keni datën e përfundimit dhe zëvendësoni B2 me qelizën ku është data e fillimit.
 
=DAYS(C2,B2)
Nëse dëshironi të përdorni datat drejtpërdrejt në funksion, mund ta bëni këtë. Në këtë rast, në funksionin e mësipërm, zëvendësoni C2 me datën e përfundimit dhe B2 me datën e fillimit. Sigurohuni që të shtoni thonjëza të dyfishta rreth çdo date.
 
Si kjo:
 
=DAYS(“27/7/2021″,”25/3/2021”)
Dhe menjëherë, Excel do t’ju tregojë numrin e ditëve të plota midis datave tuaja të specifikuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore