Sport

Liverpool pritet të thyej rekord, me marrëveshjen e re të fanellave


Standard Chartered ka qenë sponsori i fanellave të Liverpool-it për 12 vitet e fundit dhe marrëveshja aktuale përfundon verën e ardhshme.

Marrëveshja u rinovua për herë të fundit në maj të vitit 2018, kur u ra dakord që Liverpool të fitonte 46 milionë euro në vit përmes këtij sponsorizimi.

Reds tani po kërkojnë të sigurojnë një marrëveshje sponsorizimi të fanellës me vlerë 94 milionë euro në vit, që do të ishte marrëveshja më e shtrenjtë e këtij lloji në histori.

Ajo do të kalonte marrëveshjen e Real Madrid-it me Emirates, përmes së cilës Los Blancos fitojnë mbi 70 milionë euro në vit.

Liverpool janë në biseda për të zgjatur marrëveshjen e tyre me Standard Chartered, por ata janë gjithashtu të hapur për të rënë dakord për një marrëveshje me një sponsor të ri.

Ai pasqyron transformimin që kanë pësuar Reds në sezonet e mëparshme, nga një ekip që konkurron për kualifikimin e Champions League në një ekip që ngre rregullisht trofe.

Liverpool mund të bëhet klubi i parë i Premier League që ka një firmë kriptomonedhash si sponsor kryesor të fanellave, sipas The Athletic.

Reds deri më tani kanë marrë oferta nga një platformë ‘blockhain’ dhe një shkëmbim kriptomonedhash.

Megjithatë, çdo marrëveshje do të jetë subjekt i miratimit të tifozëve të klubit, gjë që aktualisht duket e pamundur.

Reds lëshuan një numër të NFT-ve në prill, gjë që provokoi një reagim serioz nga mbështetësit e tyre.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore