Euro 2020

Liverpool pret oferta për Xherdan Shaqirin


Liverpool ka vënë në treg shumën të cilën do e kërkojë për skuadrat që duan ta transferojnë Xherdan Shaqiri.

Liverpool do të kërkojnë 13 milion euro për klubet që dëshirojnë të nënshkruajnë Xherdan Shaqirin këtë verë.

29-vjeçari, Shaqiri, , ka pasur performanca fantastike gjatë Kampionatit Evropian 2020, dhe pritet që ai të transferohet në ndonjë skuadër ku luan rregullisht.

Ai ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm te Zvicra, i cili arriti të shënoi gola të rëndësishëm në këtë rrugëtim fantastik për të.

Ata mposhtën Kampionët e Botës, Francën, në penallti për të avancuar në çerekfinale.

Por, Shaqiri së bashku me Zvicrën humbën në çerekfinale nga Spanjollët, të cilët janë një nga pretendentët kryesor për titullin e Kampionit të Evropës.

Lazio ka treguar interes për Shaqirin në të kaluarën, dhe ata mund të jenë një nga skuadrat kryesore për të arritur marrëveshje me kosovarin.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore