Sport

Liverpool-i shpartallon Watford-in, Mane për rekord


Liverpool-i ka arritur të trimfojë në transfertë përballë Watford-it. Djemtë e Jurgen Klopp-it kanë shënuar pesë herë në portën e kundështarit, ndërsa e kanë mbajtur të paprekur portën e tyre.

Ndeshja u luajt për llogari të javës së tetë në Premier League. Sadio Mane që shënoi dhe golin e parë të takimit, arriti shifrën e 100 golave në Premier League. Ai u bë afrikani i dytë pas Didier Drogba-s që shënon më shumë gola në këtë ligë.

Pjesa e parë e takimit përfundoi në shifrat 2-0 për Liverpool-in. Goli i parë i shënuar nga Mane, erdhi që në minutën e nëntë, pas asistit të Mohamed Salah-ut. Goli i dytë do të vinte në minutën e 37 nga Roberto Firmino.

Braziliani do të shënonte edhe golin e tretë të takimit në minutën e 52. Dy minuta më vonë, ai do të asistonte për Salah-un. Me egjiptianin që shënoi për 4-0.

Goli që do të vuloste shifrat në 5-0 do të shënohej në minutën e 90+1. Firmino kompeltoi tripletën.

Me fitoren e arritur, Liverpool-i shkon në kuotën e 18 pikëve, në krye të renditjes. Megjithëse ndjekësi më i afërt, Chelsea, ka 16 pikë dhe një ndeshje më pak. Watford-i qëndron në kuotën e shtatë pikëve dhe në vendin e 15 në renditje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore