Përballje

Liverpool fiton minimalisht në “Turf Moor”, Tottenham shokohet nga Wolves


Liverpool ka arritur fitoren për të mbajtur hapin me Manchester City-n, derisa Tottenham ka pësuar humbjen e dytë radhazi si vendas, duke humbur terren shumë në luftën për Champions.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ishte mysafire e Burnley-t të vendit të fundit.

Në letër, pritej të ishte ndeshje e lehtë për të kuqt, por në realitet ishtre krejt ndryshe.

Mirëpo, jo çdo ndeshje duhet të fitohet me dominim, dhe këtë e vërtetoi Liverpool-i sot.

Të kuqt, edhe pse nuk arritën të dominonin takimin, fituan vetëm falë një goli duke shfaqur një performancë të mirë në mbrojtje.

Goli erdhi pesë minuta para mbylljes së pjesës së parë, kur Fabinho arriti ta dërgojë topin në rrjetë pas një kaosi në zonë.

Tottenham në anën tjetër u ndal përsëri si vendas.

Skuadra e Antonio Conte-s u mposht me rezultat të poshtër 0-2 në “Tottenham Stadium” nga Wolves.

Ujqërit zgjodhën gjithçka shumë shpejtë, brenda 20 minutave të para të takimit.

Jimenez fillimisht shënoi në minutën e gjashtë, e pastaj golin e gjeti Dendoncker në minutën e 18-të.

Mbrojtja e tyre rezultoi e fortë deri në fund, duke ruajtur rezultatin e madh.

Wolves ngjitet në vendin e shtatë, me vetëm tri pikë më pak se zona Champions.

Në ndeshjen tjetër, Newcastle fitoi përsëri, këtë radhë 1-0 përballë Aston Villa-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore