Kosova

Lituania e përkrah Kosovën në rrugën drejt BE-së


Kryesuesja e deputetëve të Lituanisë, Laima Andrikiene, ka deklaruar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vendosura për liberalizimin e vizave.

Ajo gjithashtu theksoi se delegacioni lituanez përkrah Kosovën në rrugën e saj drejt zbatimit të reformave thelbësore në fushat e sundimit të ligjit, drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit.

“Lituania mbështet plotësisht Kosovën në rrugën e saj të integrimit evropian dhe ne vlerësojmë këtë përparim deri më tash”, ka thënë ajo.

Grupi i Miqësisë Lituani-Ballkani Perëndimor nga Parlamenti i Lituanisë, në kuadër të vizitës së tyre në Kosovë, kanë zhvilluar takime në Kuvendin e Kosovës.

Halil Thaçi që mban pozitën e zëvendëkryesuesit të Grupit të Miqësisë, bëri të ditur se delegacioni lituanez po qëndron në vizitë tre ditore në Kosovë, si shenjë e forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore.

“Shkëmbyem ide dhe tema për ta konkretizuar bashkëpunimin tonë dhe theksuam rënëdësinë e mbështetjës së Lituanisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe aspiratat tona drejt integrimit në BE dhe në Nato”, është shprehur ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore