Jetesë & Stil

Lirohet “Fero”, nga burgu shkon në xhami


Rep artisti Feronit Shabani, i njohur si Fero, pas një muaj qëndrimi në paraburgim, për shkak të dyshimeve se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, Arbenita Ismajli, këtë të enjte është bërë me dije se ai është liruar.

Lajmi u bë i ditur nga vetë ai.

Ai postoi një story në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Instagram’, kjo pasi që një mik i tij i uroi mirëseardhje.

Përmes pamjeve që shihen, vendi ku është shkrepur kjo fotografi është një xhami.

Ndryshe, marrëdhënia mes Feros dhe Arbenitës kishte degraduar deri në përdorimin e dhunës dhe si rezultat, çështja e tyre kishte përfunduar në gjykatë.

Bazuar në raportin e Prokurorisë të siguruar nga Prive, transmeton AlbanianPost, tregohej se për afro 100 ditë, ndaj modeles ishin ushtruar forma të ndryshme të dhunës.

“Për shkak të raporteve të përkeqësuar për 3 muaj, e dëmtuara i kërkon të ndaheshin dhe të merrte vajzën, gjë që e revolton të pandehurin, i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe i kërkon edhe një shans”, thuhej në raport.

“Goditje në shpinë, kërcënime me jetë”, detaje të reja nga historia e sherrit mes Feros dhe Arbenitës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore