Lajme

Lirohen 60 milionë fuçi nafte nga rezervat botërore


Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, së bashku me homologët e tij në 30 vende të tjera të botës, kanë marrë vendimin për të nxjerrë nga rezervat e naftës 60 milionë fuçi, për të përballuar krizën që mund të sjellë lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, duke qenë se kjo e fundit është një ndër furnitoret kryesore dhe perëndimi e ka sanksionuar thuajse tërësisht në tregti.

Sipas Biden, në adresimin që ai bëri përpara kongresmenëve dhe senatorëve amerikanë, “gjithçka do të shkojë mirë”.

“Vladimir Putin dhe lufta e tij në Ukrainë, do ta lërë Rusinë shumë të dobët dhe pjesën tjetër të botës shumë të fortë”, nënvizoi Biden.

Sakaq, një vendim tjetër me shumë rëndësi erdhi, pasi hapësira ajrore amerikane, u bllokua për avionët rusë, duke lënë pak opsione tashmë për Moskën, në kalimin ajror të mjeteve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore