Përballje

Lirim Kastrati do të luajë përballë Gjeorgjisë


Futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati, pritet të luajë në ndeshjen e tretë kualifikuese në Kupën e Botës, që Kosova do ta zhvillojë përballë Gjeorgjisë në udhëtim.

Në fakt gjesti i Lirimit ishte për tu admiruar.

Ai gjatë ditës së djeshme udhëtoi për në Varshavë që të kompletojë transferimin te ekipi i Legia-s dhe për këtë arsye nuk ishte me ekipin për të fluturuar drejt Gjeorgjisë.

Por, për të mos lënë vet shokët e ekipit, Kastrati mori një aeroplan privat i cili u nis nga Polonia në Batumi, ku pritet të jetë në gatishmëri të trajnerit Bernard Challandes në këtë ndeshje.

Kujtojmë që Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e tretë kualifikuese të Kupës së Botës përballë Gjeorgjisë.

Ndeshja do të fillojë nga ora 18:00 në “Batumi Stadium”, i cili do të inaugurohet pikërisht në këtë ndeshje.

Kosova momentalisht është pa pikë në Grupin B, të cilët në dy ndeshjet e para kanë dy humbje.

Ndërsa pas kësaj ndeshje, Dardanët do të zhvillojnë edhe dy takime në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të dielën do të përballet me Greqinë, ndërsa tre ditë më vonë e prej edhe Spanjën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore