Jetesë & Stil

Lil Uzi Vert vazhdon paraqitjet pa diamantin 11 karatësh në ballë


Rep artisti amerikan, Lil Uzi Vert, e ka hequr në mënyrë të dyshimtë diamantin rozë nga balli i tij të vënë në vitin 2017.

Lil Uzi Vert, emri i vërtetë i të cilit është – Symere Bisil Woods, për diamantin e vënë në ball me anë të një shpimi të kokës kishte paguar hiq më pak se 24 milionë dollarë amerikan.

Lil Uzi Vert

Diamanti i vënë në ballin e artistit thuhet të ishte midis 10 ose 11 karat.

Sidoqoftë, kohëve të fundit në disa evenimente dhe fotografi të postuara në rrjetet e tij sociale, është vënë re mungesa e diamantit rozë.

Lil Uzi Vert dhe e dashura e tij, JT.

Rep artisti ka publikuar në mediat sociale një fotografi me të dashurën e tij rep artisten JT të “City Girls”.

Në storiet e Instgram-it, çifti shihet duke u kënaqur me njëri-tjetrin dhe duke u puthur ndërsa balli i Lil Uzi është qartësisht pa diamante.

Lil Uzi Vert në kampanjen e Calvin Klein.

Por, mungesa e stolisë karakterizuese është vënë re edhe në kampanjën reklamuese të markës “Calvin Klein”, çka nxiti shumë pikëpyetje nga fansat e Lil Uzi, nëse ai e kishte hequr përfundimisht diamantin ose jo.

Lidhur me vënien e diamantit rozë, Lil Uzi, kohë më parë kishte bërë disa deklarata.

“Ky gur kushtoi aq shumë sa kam paguar për të që nga viti 2017. Kjo ishte hera e parë që pashë një diamant të vërtetë rozë natyror”, u shpreh.

Duke konfirmuar vlerën e çmimit të diamantit, rep artisti, shtoi se kostoja ishte më shumë se “të gjitha makinat e tij së bashku, plus shtëpia”.

“Po Bugatti im nuk mund ta paguajë, në fakt të gjitha makinat e mia së bashku, plus shtëpia nuk bëjnë sa ky diamant”, tha ai.

Gjithsesi, ai nuk ka zbuluar akoma përfundimisht nëse e ka hequr diamantin përgjithmonë ose jo.

Ndryshe, projekti i fundit nga rep artisti ishte bashkëpuni me Future në këngën “Drankin n Smokin”, e cila u mirëprit nga fansat e dyshes, teksa numëron mbi 22 milionë klikime në YouTube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore