Sport

Ligue 1, në ndjekje të Lille-s


Kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të Ligue 1, gjithë çfarë ka mbetur është të fitosh ndeshjet e tua deri sa shpreson në një gabim të Lille-s.

Në këtë pozitë është Paris Saint-Germain, e cila me një ndeshje më pak, është katër pikë prapa Lille-s.

Ndeshjen, parisienët e zhvillojnë sonte.

Skuadra e Pochettino-s vjen në këtë ndeshje pas eleminimit nga Champions, dhe tre ditë para finales së kupës.

Sonte, ata udhëtojnë në “Roazhon Park” për t’u përballur me Rennes-in e vendit të shtatë.

Të dy ekipet vijnë me nga katër mungesa dhe një formë pak a shumë të njëjtë në javët e fundit.

Camavinga, Martin, N’Zonzi dhe Truffert mungojnë të Rennes, kurse te PSG, mungojnë dy emra të rëndësishëm si Mbappe dhe Veratti, dhe Letellier e Bernat.

Ndeshja e parë e sezonit përfundoi 3-0 në favor të Paris-it, kurse e fundit në “Roazhon Park” u fitua 2-1 nga vendasit.

Një tjetër hap fals për mysafirët, do të thotë që titulli shkon te Lille, e cila për herë të fundit e fitoi në sezonin 2010/’11.

Monaco në anën tjetër, udhëton te Reims i Valon Berishës dhe Arbër Zenelit, në tentativë që të kap pozitën e fundit në Champions, para Lyon-it.

Ndeshjet tjera të ditës në Francë janë:

St. Etienne-Marseille, 13:00

Angers-Dijon, 15:00

Metz-Nimes 15:00

Nice-Brest, 15:00

Strasbourg-Montpellier, 15:00

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore