Lajme

Ligji për mbikëqyrje elektronike të dhunuesve – ministria dhe policia para një viti thanë se po punojnë në implementim – 1 vit më vonë, askush nuk e di pse nuk aplikohet


Para 11 muajsh Albanian Post, në kuadër të emisionit MEMORY, pati realizuar një dokumentar me viktimat e dhunës në familje.

Një pjesë e dokumentarit merret me mos implementimin e Ligjit për Mbikëqyrje elektronike të dhunuesve.

Ligji është hartuar dhe votuar në vitin 2015, por nuk aplikohet as sot.

Sipas këtij ligji, dhunuesit e lajmëruar një herë në polici, do të bartnin një byzylykë në dorë dhe nëse i afrohen viktimës brenda perimetrit të sigurisë, lajmërohet baza në polici.

Brenda 15 minutash, sipas ligjit, reagon policia.

Për arsye që nuk i di askush ligji asnjëherë nuk gjeti zbatim.

Ai mbeti në sirtar të Ministrisë së Drejtësisë.

Siç pati deklaruar atëherë Avokati i Popullit, nëse ky ligj do funksiononte, shumica e grave që u vranë nga dhënësit do të shpëtonin, sepse sipas statistikave nga fillimi i konfliktit e deri te akti i vrasjes zgjatë 1 orë, kurse policia supozohet se do vepronte brenda 15 minutash.

Por, ekspertët i patën thënë atëherë AP-së, se ligji jo veç që nuk zbatohet, por ka shumë zyrtarë përgjegjës që as nuk e dinë se ekziston.

Në intervista me Ministrinë e Drejtësisë dhe me policinë, patën thënë se po punohet në disa përmirësime të ligjit dhe do të aplikohet me ndihmë financiare edhe të një ambasade.

Doli se nga ministria e policia po mashtronin.

Ligji nuk u zbatua asnjëherë, derisa numri i vrasjeve të grave veçse është rritur.

Dokumentari i plotë:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore