Sport

Liga Unike/ Triumfon Prizreni 16 dhe Vllaznia e Shkodrës


Janë luajtur dy përballjet e Ligës Unike në basketboll, të cilat përfunduan me fitoren e skuadrës nga Kosova të Prizreni 16 dhe asaj nga Shqipëria të Vllaznisë së Shkodrës.

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 95:89 (22:23, 36:21, 20:25, 17:20) në xhiron e tretë të Ligës Unike.

Vllaznia ka shënuar fitore ndaj Tirana Neptun me rezultat 87:68 (30:19, 20:17, 20:21, 17:11), në kuadër të xhiros së tretë të Ligës Unike.

Ne sfiden e parë, vreshtarët e nisën ndeshjen me një seri prej 0:6, megjithatë, vendasit rikthehen shpejt dhe më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, ndërsa çereku i parë përfundon me rezultat 22:23. Prizrenasit e filluan furishëm periudhën e dytë, duke pasur epërsi deri në 12 pikë, 40:28 dhe ishin në epërsi konstante, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 58:44.

Lojë interesante u zhvillua në periodën e tretë, ku mysafirët ngushtuan shifrat në 67:62, megjithatë, vendasit me një seri prej 10:0, shkëputen në 77:62, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash në semafor ishte 78:69. Rahoveci nuk u dorëzua dhe ngushtoi rezultatin në 88:85, por pa arritur të bëjë më shumë dhe Prizreni 16 triumfoi me shifrat 95:89.

Te Prizreni 16 u dalluan Urim Zenelaj me 13 pikë e 17 kërcime, Ivan Koljeviq me 27 pikë e nëntë asistime dhe Courtney Fells me 24 pikë e 11 kërcime, kurse te Rahoveci u dalluan Milik Yarbrough me 23 pikë e 15 kërcime, Altin Morina me 24 pikë e gjashtë asistime dhe Tyheim Monroe me 20 pikë e 10 kërcime.

Prizrenasit kanë dy fitore dhe një humbje, ndërsa Vreshtarët tri fitore në tri ndeshje.

Ne takimit tjeter, shkodranët e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke qenë në epërsi konstante në çerekun e parë, ku më e larta ishte 30:19, sa përfundoi kjo pjesë, duke u dhënë komoditet shkodranëve në vazhdim të ndeshjes. Vendasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e ngritur epërsinë edhe më shumë, në 36:19, e më pas edhe 46:27, ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultat 50:36.

Kryeqytetasit nuk u dorëzuan dhe ngushtuan shifrat maksimalisht në 52:51, megjithatë, shkodranët sërish u shkëputën në 70:57, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Vllaznia menaxhoi lojën dhe epërsinë në 10 minutat e fundit për të mos e rrezikuar fitoren, kurse triumfoi në fund me rezultat 87:68.

Te Vllaznia më i miri në parket ishte J Stove me 26 pikë e tetë kërcime, kurse te Tirana Neptun u dalluan Julian Hamati me 18 pikë e tetë kërcime dhe Endrit Hysenagolli me 21 pikë.

Tashmë të dy skuadrat kanë nga një fitore dhe dy humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore