Sport

Liga e Kombeve të Hokejit pezullon Rusinë


NHL (Liga e Kombeve të Hokejit) ka marrë një qëndrim të ashpër kundër Rusisë dhe pushtimit të saj të vazhdueshëm ndaj Ukrainës.

Në një njoftim të bërë të ditur gjatë ditës së hënë, NHL ka treguar masat që kanë vendosur ti ndërmarrin ndaj Rusisë, pas veprimeve të saj.

“Liga Kombëtare e Hokejit dënon pushtimin rus të Ukrainës dhe kërkon një zgjidhje paqësore sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë.

“Ne tashmë kemi pezulluar marrëdhëniet tona me partnerët e biznesit në Rusi dhe po ashtu do të ndalojnë transmetimin e ndeshjeve në gjuhën ruse”.

“Përveç kësaj, ne po ndalojmë çdo konsideratë të Rusisë si një vend për çdo konkurs të ardhshëm që përfshin NHL”.

“Mbetemi të shqetësuar për mirëqenien e lojtarëve nga Rusia, të cilët luajnë në NHL. Ne e kuptojmë se ata dhe familjet e tyre gjenden në një pozicion shumë të vështirë”, thuhet më tej në këtë deklaratë.

Në vazhdim, NHL thuhet që synon të tërheqë lojërat e saj nga Yandex (kompania më e madhe e internetit në Evropë) që ka bazë në Rusi.

Ky partneritet mes tyre ishte vënë në vitin 2019 kur palët nënshkruan një marrëveshje të gjatë, thuhet në mediat amerikane.

Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë të enjten, duke shkaktuar reagime të mëdha ndërkombëtare.

Denoncimi i NHL për Rusinë vjen pasi Federata Ndërkombëtare e Hokejit në Akull nxori gjithashtu një dekret kundër Rusisë të hënën.

Në njoftimin e vet, IIHF tha se ka ndaluar skuadrat nga Bjellorusia dhe Rusia të marrin pjesë në ngjarjet ndërkombëtare të hokejit “deri në njoftimin e mëtejshëm” dhe IIHF gjithashtu do të zhvendosë turneun e Kampionatit Botëror të Juniorëve 2023 jashtë Rusisë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore