Përballje

Liga e Evropës/ Të enjten zhvillohen ndeshjet e kthimit, vëmendja në “Old Traford”


Sot (e enjte, 23 shkurt) do të mësohen tetë skuadrat që do të vazhdojnë në fazën e 1/8-ve të finales në Ligën e Evropës.

Ndeshja më interesante do të jetë ajo mes dy gjigandëve evropianë, Manchester United dhe Barcelonës që do të zhvillohet në “Old Traford”.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Camp Nou” dhuroi spektakël, e cila përfundoi me rezultat të barabarë 2:2, andaj edhe sot pritet të jetë një përballje e zjarrtë mes tyre.

Gjiganti italian, Juventusi gjithashtu do ta kërkoj kalimin tutje në udhëtimin e tyre në Francë te Nantes, pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë në Torino.

Ndeshje tjetër interesante do të zhvillohet në Romë, aty ku vendasit do të kërkojnë kualifikimin tutje, pas humbjes në ndeshjen e parë në udhëtim te Salzburg-u me rezultat minimal 1:0.

Gjithashtu takim tjetër interesant do të jetë ai mes Union Berlinit dhe Ajax-it. Ndeshja e parë mes tyre e zhvilluar në Amsterdam përfundoi pa gola.

Monaco – Bayer Leverkusen do të jetë një ndeshje që kërkon të zgjidhet çështja e kualifikuesit, pasi që takimi i parë në Gjermani përfundoi me rezultat 2:3 në favor të Monaco-s.

PSV Eindhoven – Sevilla duket një takim që është zgjidhur kualifikuesi, pasi që këta të fundit e fituan ndeshjen e parë me shifrat 3:0.

Dy ndeshjet tjera që zhvillohen ditën e sotme janë ato mes Midtjylland – Sporting. Ndeshja e parë mes tyre përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Ndërsa Rennes do të jetë nikoqir i ukrainasve, Shakhtar Donetsk. Ndeshja e parë mes tyre në Ukrainë përfundoi me rezultat 2:1 në favor të vendasve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore