Shëndet

Lidhja që ka Covid-19 me grupin e gjakut


Studimet e fundit kanë treguar se grupi i gjakut mund të luajë një rol jetësor kur bëhet fjalë për t’u infektuar me koronavirusin vdekjeprurës.

Sipas rezultateve të dy studimeve të botuara në gazetën “Blood Advances” njerëzit me grupin e gjakut 0 kanëmë pak gjasa të infektohen nga Covid-19.

Individët me grup gjaku A, B dhe AB janë më të rrezikuar. Personat me këto grupe gjaku kanë më shumë gjasa të kenë sëmundje kardiovaskulare.

Studiuesit analizuan të dhënat e 1 mijë e 610 të infektuar në Itali dhe Spanjë, ku virusi pati më shumë pasoja.

Sipas përfundimeve paraprake të studimit grupi i gjakut luan rol në rrjedhën e sëmundjes COVID-19. Konkretisht: njerëzit me grup gjaku A duket se janë veçanërisht të rrezikuar për të pasur sëmundje më të rëndë. Në Gjermani këtë grup gjaku e kanë 43% e popullsisë.

Njerëzit me grup gjaku A duket se janë dy herë më tepër të predispozuar që të kenë nevojë për oksigjen nëse infektohen me virusin korona, sesa njerëzit me grup gjakut 0.

Studimet kanë vërtetuar se edhe në kohën e  malaries personat , me grup gjaku 0, kanë rezultuar më të mbrojtur nga sëmundja./AlbanianPost.com

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore