Video

Librat në rrugët e kryeqytetit


Të shumta janë rrugët e Tiranës, të cilat pasurohen nga një shumëllojshmëri titujsh të botimeve kryesisht të vjetra.

Një gamë që vihet në garë me kohën. Kjo është panorama e përgjithshme e radhëve plot ngjyra të librave që ndeshen me sytë e kalimtarëve.

Për bukinistët, periudha e pandemisë nuk e ka shkëputur lexuesin nga blerja e botimeve të vjetra. Në të kundërt, ka arritur t’i afrojë edhe më shumë.

Ndërkohë, lexuesit e rregullt shprehen se prania e tyre e shpeshtë nëpër këto vende alternative të të blerit një libër, vjen për shkak të çmimit relativisht më të ulët.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore