Sport

Lewandowski: “Historia ime me Bayern-in ka marrë fund”


Foto: Swen Pförtner/picture alliance via Getty Images)

Robert Lewandowski ka deklaruar publikisht dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayern Munich këtë verë, dhe jo në fund të kontratës së tij.

Sulmuesi polak, 33 vjeç, ka shënuar 98 gola gjatë dy sezoneve të fundit dhe doli i dyti në votimin për Topin e Artë nëntorin e kaluar.

Ai ka fituar tetë tituj radhazi të Bundesligës që kur u bashkua me Bayern nga Borussia Dortmund në 2014, si dhe Ligën e Kampionëve 2019-20.

Megjithatë, ai deklaroi në fillim të këtij muaji se ai nuk do të rinovonte kontratën e tij me klubin, e cila skadon në qershor 2023.

Shefi ekzekutiv Oliver Kahn tha më pas se Lewandowski kishte një detyrim për të përmbushur atë marrëveshje.

Sulmuesi tani është përgjigjur duke thënë se koha e tij në klub ka mbaruar dhe ai shpreson se nuk do të detyrohet të qëndrojë për sezonin e ardhshëm.

Barcelona është lidhur me shërbimet e Lewandowskit.

“Historia ime me Bayern-in ka marrë fund, nuk mund ta imagjinoj një bashkëpunim të mëtejshëm të mirë”, tha ai.

“Shpresoj se nuk do të më pengojnë të largohem vetëm sepse munden. Një transferim është zgjidhja më e mirë për të gjithë”.

Në total, Lewandowski ka shënuar 344 gola në 375 ndeshje për klubin.

Bayern nuk ka një zëvendësues të drejtpërdrejtë për të në skuadrën e tyre, megjithëse 32-vjeçari Thomas Muller, i cili mund të luaj si sulmues nëse i kërkohet, nënshkroi një marrëveshje të re me klubin në fillim të këtij muaji.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore