Lajme

Lëvizja serbe “Dveri” akuzon Vuçiçin për “tradhti kombëtare” – shkak, mosmbajtja e Referendumit në Kosovë


Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes ultra të djathtë serbe “Dveri”, Goran Millenkvoiç, ka akuzuar qeverinë e Serbisë se me mos-mbajtjen e Referendumit të 16 janarit për “Reformat Gjyqësore” brenda territorit të Kosovës, po “tradhtohen interesat kombëtare serbe”.

Sipas këtij subjekti politik, Qeveria e Serbisë “po punon të zhbëjë të gjitha institucionet serbe në Kosovë”.

Millenkoviç madje tha se “Aleksandër Vuçiç e ka Albin Kurtin partner koalicioni”.

“Ne besojmë se kjo është vetëm një hap më tej drejt referendumit tjetër, qëllimi i së cilës do të jetë përjashtimi i Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë, në mënyrë që Vuçiç ta çojë edhe më tej tradhtinë e tij të premtuar”, thotë kjo lëvizje në deklaratë.

Kjo lëvizje madje e ka akuzuar edhe Listën Serbe se “po nënshkruan marrëveshje me Minitrinë e Kulturës të Kosovës.

“Kur Lista Serbe, e udhëheqhur nga profesori i rremë Goran Rakiç do të përmbushë premtimin e saj për daljen nga institucionet e Kosovës për shkak të mos-formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, përfundon Millenkoviç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore