Gatimi

Leonurus cardiaca bima e rrallë që ndodhet në Shqipëri


Leonurus cardiaca  ose “ luani zemrës”, është bima me efekte të mrekullueshme, në Shqipëri. Që në lashtësi, luani i zemrës është përdorur për të trajtuar rrahjet e çrregullta të zemrës të shkaktuara nga ankthi. Grekët dhe Romakët e lashtë e vlerësonin luanin e zemrës sepse besonin që ai i shëronte nga shqetësimet fizike dhe emocionale të zemrës. Leonurus do të thotë “bishti i luanit” sepse shumë njerëz mendonin se gjethet e bimës i ngjanin bishtit të luanit. “Cardiaca” do të thotë “për zemrën.”

Leonurus do të thotë “bishti i luanit” sepse shumë njerëz mendonin se gjethet e bimës i ngjanin bishtit të luanit. “Cardiaca” do të thotë “për zemrën.” Në Shqipëri, kjo bimë rritet e egër në natyrë. Njerëzve u duket si një barishte e zakontë, por ata që sigurojnë të ardhura falë bimëve mjekësore, e konsiderojnë veten me fat kur e gjejnë luanin e zemrës, pasi ia dinë mjaft mirë vlerat.

Vlerat shëndetësore të kësaj bime

Substanca alkaloid lenourine që gjendet tek luani i zemrës qetëson muskujt dhe parandalon mpiksjen e gjakut. Ajo ul tensionin e gjakut dhe largon yndyrnat prej tij. Përdoret për kurimin e problemeve me zemrën. Aftësitë diuretike të luanit të zemrës shmangin kalcifikimin e arterieve dhe ulin hipertensionin. Ajo përdoret edhe për të trajtuar sëmundjet kardiovaskulare, ul ritmet e larta të rrahjeve të zemrës, çrregullimet me zemrën dhe ul rrezikun e mpiksjes së gjakut. Përdorimi i luanit të zemrës për këtë çrregullim është miratuar edhe nga “Autoriteti Gjerman i Mjekësisë”.

 

Hipertiroidizimi është një simptomë që shkakton rrahje të çrregullta të zemrës dhe “Komisioni Gjerman”, shprehet se luani i zemrës mund të përdoret edhe kundër kësaj simptome. Ekstrakti i luanit të zemrës ndihmon për të trajtuar disa probleme me lëkurën siç janë dermatiti, ekzema dhe kruarjet e tepërta. Kundër irritimit dhe problemeve me sytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore