Sport

Leicester-i, pranë nënshkrimit të Kabak-ut nga Schalke


Leicester City po udhëheq garën për nënshkrimin e mbrojtësit të Schalke 04, Ozan Kabak-ut, sipas “Sportitalia”.

Sipas raportimeve, “Dhelprat” kanë përparuar në bisedime me klubin gjerman për qendërmbrojtësin turk.

Për 21-vjeçarin, anglezët kanë ofruar 9.5 milionë euro, në mënyrë që ta kthejnë përsëri në Premier League.

Kabak-u ishte pjesë e Liverpool-it në gjysmën e dytë të sezonit që lamë pas, por nuk mundi të linte shumë gjurmë, ndaj dhe klubi i Jurgen Klopp-it nuk shfrytëzoi mundësinë për ta nënshkruar për 20 milionë euro, siç ishte dakordësuar me Schalke-n.

Skuadra nga Gelsenkirchen e transferoi Kabak-un në vitin 2019 nga Stuttgard-i për shifrën e 15 milionë eurove, por pas rënies nga Bundesliga, po i lirojnë lojtarët e tyre më të mirë me kosto zero, ose shumë herë më të ulët së vlera reale e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore