Shqipëria

Lehtësohet trafiku te “Shqiponja”, hapet tuneli nr.5


Ministrja e Infrastrukturës të Shqipërisë, Belinda Balluku, ka inspektuar punimet nё Unazën e Madhe, në tunelin nr.5, te zona e “Shqiponjës”.

“Ёshtё hapur pёr qarkullimin e automjeteve tuneli numër 5, duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve në hyrje të Tiranës”, ka thënë ministrja.

Më tej, ajo ka bërë me dije se “janë drejt përfundimit punimet për realizimin e plotë të kësaj vepre”.

Sipas saj, Unaza e Madhe, do t’i japë kryeqytetit “një hyrje të denjë, duke lehtësuar trafikun për automjetet dhe lëvizjen për këmbësorët”.

“Nё tunelin numёr 1, pёr 10 ditё, përfundojnë proceset strukturore dhe brenda 7 ditёve tё tjera do tё jetё gati komplet”, sqaroi Balluku.

Sipas ministres, autostrada Tiranё-Durrës do tё kalojё nё nivelin zero pёr nё drejtim tё Zogut tё Zi.

Galeria tre do tё kthehet nё destinacionin përfundimtar pёr dalje nё autostradё.

“Katёr hyrje tё tuneleve janë tё përfunduara tashmё. Tuneli 1 dhe 2 janë nё pёrfundim e sipёr. Tuneli 5 do të jetë për tё gjithё ata qё vijnё nga Durrёsi, pёr tё dalё nё Zonёn e Astirit. Pastaj do të kalojmё te loti 2”, ka shpjeguar ministrja.

Tuneli numёr 3, i cili del nё Zonёn e Astirit, do tё jetë nё krah tё kundёrt.

“Kjo ёshtë njё nyje e madhe qё ka trafik, kjo ёshtё njё zonё e banuar. Kёshtu qё ne e kemi trajtuar kёtё njёsi si pjesё tё njё zone urbane, jo vetёm infrastrukturore”, vijoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës ka dhënë detaje të mëtejshme, duke thënë se Unazën e Madhe do të ketë lehtësim të trafikut.

“Fluksi i trafikut nga Durrёsi te Pallati me Shigjeta, do tё kalojё nё galerinё nr. 5”, tha ajo. “ndërsa fluksi nga Tirana nё Durrёs nё Zog e Zi do tё vazhdojё nё nivelin 0”.

Ministrja u ka bёrë thirrje qytetarёve, pёr tё qenё tё kujdesshëm pёr zgjedhjen e hyrjeve dhe zonave që do të aksesojnё.

Projekti “Unaza e Madhe”

Unaza e Madhe e Tiranës përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë, që do t’i kushtojë në total buxhetit një vlerë prej 373 milionë eurosh.

Ajo pritet të përfundojë në vitin 2023, dhe ka si qëllim lehtësimin e trafikut brenda Tiranës, si dhe lidhjen e kryeqytetit me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

Më herët, më 31 mars të vitit 2021, ministrja Balluku njoftoi po ashtu hapjen e tunelit numër 3.

Ndërsa inxhinieri i infrastrukturës shpjegoi se tuneli numër tre është 240 metra i gjatë.

Hapja e këtij tuneli, sipas ministres, do të lehtësonte më tej lëvizjen për drejtuesit e mjeteve, duke “ulur ndjeshëm trafikun”. Ndërsa kishte shpjeguar se tunelet janë gjithashtu në monitorim nga një qendër speciale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore