Zgjedhjet në Kosovë

LDK fillon festën në Podujevë, trendi e thotë të kundërtën


Podujevë

Simpatizant të Lidhjes Demokratike të Kosovë(LDK) në Komunën e Podujevës janë mbledhur para selisë së këtij subjekti politik për të festuar pas mbylljes së qendrave të votimit.

Entuziazmi i tyre është manifestuar me brohoritje, përqafime ndër miqsh, e fishekzjarrë.

EXIT POLL-i i realizuar nga Albanian Post, e ka nxjerrë fitues kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Shpëtim Bulliqi, me një rezultat shumë të ngushtë me kundër kandidatin e tij nga LDK, Ekrem Hyseni.

Bulliqi ka fituar sipas Exit-Pollit me rezultat 50.4% kundrejt Hysenit i cili ka arrit të marr 49.6% të votave.

Ekrem Hysenit nga LDK  në raundin e parë kishte fituar 16 mijë e 925 vota ose 44,20% dhe Shpejtim Bulliqi nga LVV i cili kishte marrë 16 mijë e 907 vota ose 44,16%.

Ndërsa rezultatet përfundimtare janë në numërim e sipër.

Aktualisht janë numëruar 20.36% e votave, ku Bulliqi prin me 51.59%, ndërsa Hyseni ka 48.41% të votave.

Ndëra para selisë së LVV-së në Podujevë nuk ka simpatizant të grumbulluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore