Lajme

Lavrov i mohon Ukrainës të drejtën për sovranitet


Pas presidentit rus, Vladimir Putin, edhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, i ka mohuar Ukrainës të drejtën për sovranitet.

“E drejta për sovranitet duhet të respektohet vetëm në lidhje me shtetet që përfaqësojnë të gjithë njerëzit që jetojnë në territorin e tyre. Ukraina nuk ka qenë një prej tyre që nga viti 2014”, tha Lavrov për kanalin televiziv “Rossiya 24”.

Ministri rus solli në vëmendje deklaratën mbi parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Kjo, në lidhje me marrëdhëniet miqësore midis popujve.

Sipas tij, deklarata nuk është kërkuar askund.

Lavrov theksoi se, në lidhje me sovranitetin dhe integritetin territorial, deklarata thekson që ajo duhet të “respektohet rreptësishtë në lidhje me të gjitha shtetet që respektojnë parimin e të drejtave të barabarta dhe vetëvendosjes së popujve”.

“Unë mendoj se askush nuk mund të argumentojë se regjimi ukrainas, duke filluar nga grushti i shtetit të vitit 2014, përfaqëson të gjithë njerëzit që jetojnë në territorin e shtetit ukrainas”, shtoi kryediplomati rus.

Lavrov shtoi se shumë rajone të shtetit lindor e hodhën poshtë “një hap të tillë antikushtetues”.

Më herët, presidenti Putin tha se Ukraina, në kufijtë e saj modernë, u krijua në thelb nga Lenini dhe bolshevikët.

Në fund të fjalës së tij, ai kërkoi “nga ata që kanë kapur dhe mbajnë pushtetin në Kiev” “të ndalojnë menjëherë armiqësitë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore