Sport

Laura Fazliu siguron medalje në Kampionatin Evropian, kualifikohet në finale


Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka siguruar medalje duke kaluar në finale Kampionatit Evropian, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Laura për të arritur në finale ka mposhtur xhudisten nga Spanja, Cristina Cabana.

Në finale, 21-vjeçarja do përballet me xhudisten nga Britania e Madhe, Gemma Howell.

Fazliu po ndeshet në kategorinë deri në 63 kilogramë, ku pritet të fitojë medaljen e artë.

Për të arritur deri në finale, në çerekfinale, Laura ka mposhtur xhudisten nga Republika Çeke, Renata Zachova me Wazaari në kohën shtesë.

Në raundin e parë, ajo mposhti xhudisten nga Izraeli, Kerem Primo, ndërsa në raundin e dytë fitoi kundër xhudistes nga Britania e Madhe, Lucy Renshall.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore