Sport

Laura Fazliu kalon në finale të Grand Slam-it që po mbahet në Gjeorgji


Xhudistja nga Kosova Laura Fazliu, ka kaluar në finale të turneut që momentalisht po mbahet në Tbilis të Gjeorgjisë.

Ajo po garon në kategorinë deri në 63 kilogramë, e cila ka fituar katër ndeshje radhazi.

Fazliu e kaloi raundin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytën e mposhti kinezen Jing Tang.

Në raundin e tretë ajo mposhti me 2 Wazaari për Ippon francezen Gaetane Deberdt.

Ndërsa në çerekfinale, Laura mposhti me Ippon në vazhdime britanezen Gemma Howell.

Në gjysmëfinale, ajo fitoi edhe kundër australianes Katharina Haecker. Me këtë fitore, Fazliu ka kaluar në finale, dhe i ka siguruar Kosovës, së paku medaljen e argjendtë.

Një ditë më parë, të premten , edhe dy xhudiste të tjera, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi u stolisën me medalje të argjendta nga Grand Slami i Tbilisit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore