Sport

Laura Fazliu drejt medaljes në Kampionatin Botëror të xhudos, kalon dy kundërshtare


Xhudisjta kosovare, Laura Fazliu, është duke shkuar në rrugë të drejtë për të fituar medalje në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Doha të Katarit.

Laura deri më tani i ka kaluar dy kundërshtre, duke shkuar në rrethin e tretë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Fillimisht në rrethin e parë e eliminoi xhudisten afrikane, Nadia Matchiko Guimendego..

Pastaj në rrethin e dytë e mposhti xhudisten nga Kroacia, Iva Oberan.

Ndërkaq, në rrethin e tretë do të ketë punë me brazilianen Ketleyn Quadros.

Pra, Laura mbetet një nga opsionet për të fituar medalje të artë nga Kosova, pasi që më herët këtë nuk mundën ta bëjnë kampionet olimpike, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, e as Akil Gjakova, Erza Muminoviq e as Flaka Loxha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore