Sport

Laura Fazliu afër medaljes, kalon në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian


Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Laura ka mposhtur xhudisten nga Republika Çeke, Renata Zachova me Wazaari në kohën shtesë.

Fazliu po ndeshet në kategorinë deri në 63 kilogramë, ku është gati të sigurojë një medalje.

Në gjysmëfinale, Laura do përballet me spanjollen Cristina Cabana.

Në raundin e parë, ajo mposhti xhudisten nga Izraeli, Kerem Primo, ndërsa në raundin e dytë fitoi kundër xhudistes nga Britania e Madhe, Lucy Renshall.

Kujtojmë se një ditë më parë, medalistja e artë olimpike, Distria Krasniqi, arriti të fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, në kategorinë deri në 52kg.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore