Lajme

Lajçak: Procesi i dialogu mund të përfundojë brenda muajve


Procesi i dialogut në mes të Kosovës e Serbisë duhet të përfundojë brenda muajsh, ka thënë Miroslav Lajçak, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun, pas takimit me u.d., të presidentes, Vjosa Osmani.

“Procesi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të përfundojë brenda disa muajve dhe është në dorën e dy shteteve që të vendosin sa shpejt duhet ta kryejnë” tha Lajçak.

“Nëse duan takime mujore, ne jemi këtu. Nëse duan takime javore, ne jemi këtu”, shtoi ai.

“Nuk do na duhen as 10 vjet as pesë e as tre vjet për këtë proces”.

Lajçak, duke shprehur mesazhin e tij për unitet politik në Kosovë, ka thënë se “bisedimet për dialogun duhet të vazhdojnë”.

Ai po ashtu dha një porosi për të gjitha partitë politike në Kosovë.

“Dialogu nuk është përgjegjësi e një ane apo partie politike, por e të gjitha partive”, ka thënë ai.

Sa i përket paraqitjes së hartës ku Kosova paraqitet vetëm me vijë administrative në kufirin me Serbinë, Lajçak tha se “ajo është harta zyrtare që i është dhënë nga institucionet e BE-së”.

Kurse u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, ka treguar që sapo të formohet qeveria e re dhe institucionet, do të hapet një kapitull i ri i këtij procesi.

Personalisht si presidente do të punoj shumë më të gjithë. Presim që do te ketë koordinimin ndërmjet BE-së dhe SHBA-së. Kosova gjithnjë e ka shprehur bashkëpunimin ndaj të gjithë fqinjëve, edhe në rastin e Serbisë pavarësisht që nuk ka kërkuar falje”, sqaroi ajo.

Takimi midis ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është mbajtur rreth orës 08:00 të mëngjesit të së martës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore