Udhëtime

Laguna e Karavastasë pasuri e pazbuluar


Laguna e Karavastasë është laguna më e madhe në Shqipëri. Ndodhet në afërsi të Lushnjes. Në të rriten disa lloje të rralla pishash dhe një lloj i rrallë pelikani.

Supozohet se 5 % e të gjithë pelikanëve të këtij lloji jetojnë aty. Karavastaja bën pjesë në parkun kombëtar të Divjakës. Është më e madhja e vendit tonë në gjithë bregdetin jugor të Adriatikut.

Janë rreth 29 lloje të ndryshme amfibësh dhe reptilësh (duke përshirë Breshkën e ujit të detit) dhe 25 lloje gjitarësh duke përshirë Vidrën, Nuselalën, Kaprollin dhe Dhelprën e kuqe.

Karakteristike në këtë zonë është kolonia e Pelikanit kaçurrel me rreth 60 çifte që përfaqëson rreth 5% të numrit të përgjithshëm të kësaj specie në shkallë botërore.E veçantë është dhe prania e disa qindra çifteve të dallandysheve të detit.

Kjo lagunë është një vend i mirë për një vizitor në kërkim të aventurave./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore