Sport

Lacazzete: Jam në kontakt me shumë klube, por dua të luaj në Ligën e Kampionëve


Alexandre Lacazette ka thënë se është në bisedime me disa klube pasi kontratës së tij me Arsenal-in i vjen fundi, dhe la të kuptohet se qëllimi i tij është të bashkohet me një skuadër që luan në Ligën e Kampionëve.

30-vjeçari pritet të largohet nga Arsenal-i si lojtar i lirë kur marrëveshja e tij të përfundojë në fund të sezonit.

“Jam në diskutime me shumë klube, jam i hapur”, tha Lacazette.

Kapiteni i Arsenal-it refuzoi të përjashtonte mundësinë e rikthimit në ish-skuadrën e tij, Lyon, të cilin e la në vitin 2017 për t’iu bashkuar skuadrës veriore të Londrës.

Megjithatë, Lyon është jashtë vendeve të Ligës së Kampionëve në Ligue 1 në vendin e shtatë, gjashtë pikë prapa vendit të tretë Rennes, të cilët zënë vendin e playoff-it.

“Kurrë nuk i kam ndërprerë kontaktet me Lyon-in që kur u largova”, shtoi ai. “Tani Lyon e di që unë jam i lirë, ata po më kërkojnë sipas informacionit”.

“Është pak më e komplikuar. Unë dua të luaj në Evropë. Ka kaluar një kohë e gjatë që nuk kam luajtur në Champions League, më mungon. Asgjë nuk është e pamundur në jetë, por është pak më e komplikuar”, përfundoi francezi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore