Shqipëria

Laboratori i heroinës në Has, SPAK jep pretencën për grupin “Avdylaj”


Prokuroria e Posaçme (SPAK), të premten e 3 dhjetorit ka dhënë pretencën për grupin “Abdylaj” për çështjen e laboratorit të heroinës në Has.

SPAK ka kërkuar dhjetë vite burg për Astrit Avdylin – i njohur ndryshe si koka e grupit të Shijakut – i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Për Jasin Avdyli Kala dhe Denis Llaftiun, nëntë vite bug të akuzuar për grup të struktuar kriminal dhe shitje e prodhim lëndësh narkotike dhe 12 vite burg është kërkuar për të pandehurit Iskënder Sale dhe Xhemal Shala, për të njëjtën akuzë.

Ndërsa për të akuzuarin Fatos Llaftiu, i cili është i pandehur për moskallëzim krimi ka kërkuar tre vite burg.

Avdyli dhe grupi i tij kriminal u arrestuan nga Policia e Shtetit në Shijak në vitin 2018 si pjesë e dosjes “339”, gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e heroinës që u gjet në Brengosë të Hasit.

Kjo dosje mbeti pezull për një kohë të gjatë duke çuar në skadimin e afateve të paraburgimit.

Gjatë hetimit rezultoi se Astrit Avdyli së bashku me pjesëtarë të familjes dhe persona të tjerë të inkriminuar merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera Evropiane.

Astrit Avdyli, rezultonte në listën e njerëzve më të kërkuar nga drejtësia shqiptare në vitin 2013, pasi rezultonte si i dënuar me 12 vite burg për vrasje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore