Shqipëria

Kuvendi shpall vakancat për 6 anëtarë të KLGJ-së dhe KLP-së


Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar”, ka nisur procedurat për zëvendësimin e gjashtë anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kjo pasi këtyre të fundit u përfundon mandati në dhjetor 2023.

Mësohet se janë shpallur dhe kanë nisur procedurat për plotësimin e dy vendeve vakante nga radhët e avokatëve dhe një nga organizatat e shoqërisë civile në KLGJ.

Po ashtu dy vendeve vakante nga radhët e avokatëve dhe një nga organizatat e shoqërisë civile në KLP.

Sakaq, të interesuarit për të kandiduar dhe që plotësojnë kushtet e parashikuara në legjislacionin përkatës, duhet që brenda datës 5 gusht 2023, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore