Lajme

Kuvendi në seancën e radhës do të diskutojë për vendosjen e “çmimit tavan” në produktet esenciale


Kuvendi i Kosovës për të enjten ka caktuar të mbaj seancën e re plenare me dy pika të rendit të ditës.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë bëri të ditur se do të trajtojnë dy projektligje të reja, e njëri prej tyre do të jetë për të vendosur çmim tavan për produktet esenciale.

“Seanca e radhës të jetë me 20 tetor me dy pika të rendit të ditës. Pika e parë është shqyrtimi i projektligjit për mbështetje e punëve publike, projektligji i dytë është ai për masa të përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destebalizimit në treg”.

“Ky projektligj parasheh vendosjen e një çmimi tavan për produktet e listës esenciale dhe tashmë edhe ky i ka plotësuar të gjitha kushtet që të kaloj në Kuvend”.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Sipas shefit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, është e paarsyeshme heshtja e pushtetit ndaj liberalizimit të vizave.

“Ne kryesia e kam ngritur një çështje që kryetari i kuvendit të Kosovës t’i adresohet presidencës çeke me një kërkesë të thjesht që lidhet me një mosvendim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës që për vlerësimin tonë është një diskriminim klasik”.

“Heshtja jonë nuk i bën nder Republikës së Kosovës”.

Kurse, tha se një çështje tjetër për të cilën AAK-ja do të jetë kundër është ajo e reformave pensionale.

Shefi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

“AAK-ja nuk do të mbështet reformat pensionale në rast se nuk votohet amendamenti i propozuar nga profesor doktor Shemsedin Dreshaj”.

Kurse, shefi i grupit parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, kërkoi që të miratohet kodi civil nga Kuvendi i Kosovës.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës mund të jetojnë një jetë të tërë pa vepra penale sepse nuk i prek kodi penal pa bërë vepra penale, por kodi civil e prek jetën e bash secilit qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi i vetmi vend në rajon që nuk kemi kod civil”.

Shefi i grupit parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri.

Edhe pse fokusi në këtë mbledhje të kryesisë do të duhej të ishte falja e gjobave në pandemi, Lëvizja Vetëvendosje akoma nuk ka dalur me qëndrim lidhur me këtë çështje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore