Shqipëria

Kush ua vodhi Krishtlindjet britanikëve?


Diçka duhet të ketë ndodhur: sepse në ka diçka të vërtetë është që dritat shkëlqejnë në Londër nga Oxford Street në Regent Street, por situata po duket e zbehtë këtë herë.

Në Mbretërinë e Bashkuar atmosfera është i zymtë: edhe reklamat e famshme të festave janë të ndrydhura.

Prova janë reklamat e Krishtlindjeve në TV: këtu ka një ngjarje çdo vit, kompanitë investojnë buxhete të mëdha, gazetat jo vetëm vlerësojnë reklamat, por ato edhe debatohen.

Jo kësaj here.

Supermarketi Tesco, i cili lëshon një reklamë me një mesazh të rremë politik duke njoftuar se hareja e Krishtlindjeve është e pakët kësaj radhë: por mos u shqetësoni, sepse ata janë atje me një program zbritjesh dhe ofertash.

Dyqanet Argos tregojnë një çift që përgatitet të festojë vetëm me një pako patate të skuqura: por më pas një turmë fqinjësh mbërrin për t’i gëzuar me ëmbëlsira dhe dhurata, për një Krishtlindje së bashku.

Por realiteti nuk është shumë i lumtur.

Ka pasur edhe një epidemi të gripit të shpendëve, që po shkatërron gjelat britanikë. Çfarë Krishtlindjesh do të jenë pa shpendin e lakmuar në tryezë?

Shqetësimi më i madh, megjithatë, është se si i dilet llogarisë, aq sa një baba nga Nottingham po arrin sukses të madh pasi ka hapur një grup në rrjetet sociale që synon të gjejë zbritjet më të mira në supermarkete.

Dhe madje edhe në gazeta ka një sërë këshillash se si të mbash ngrohjen të ulët dhe të përgatisësh një Krishtlindje pa shumë shpenzime.

Arsyeja për këtë situatë shtrënguese është se ekonomia britanike është e vetmja në G7 që nuk është kthyer në nivelet para pandemisë, ndërsa OECD sapo ka vërtetuar se rritja në dy vitet e ardhshme do të jetë më e keqja nga e gjithë G20 ( Rusia mënjanë, por ata janë në luftë).

Shkaqet?

COVID-i, sigurisht, pastaj kriza energjetike, por ka një fantazmë të papërmendur që askush nuk guxon ta evokojë: Brexit, i cili rëndon mbi investimet, produktivitetin dhe tregtinë.

Megjithatë njerëzit kanë filluar ta kuptojnë, duke qenë se sipas një sondazhi tani vetëm 32% mendojnë se ishte një ide e mirë largimi nga BE-ja, krahasuar me 57% që janë të bindur për të kundërtën.

Rezultati nuk është vetëm një humori i zi i përhapur, por edhe një nivel konfliktesh sociale që nuk ishte parë që nga vitet 1970.

Punonjësit e hekurudhave sapo kanë paralajmëruar një sërë grevash në prag të festave, aq sa drejtuesi i sindikatës së tyre është krahasuar me Grinch-in, kukudhin që vjedh Krishtlindjet.

“Unë nuk jam Grinch-i”, siguroi ai. Por atëherë, kush i vodhi Krishtlindjet?

Marrë nga Corriere della Sera, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore