Shqipëria

Kush është Kyriakos Mitsotakis?


Kur Konstantinos iu deshën disa sekonda për të dalë nga kabina e votimit në Kifissia, një periferi e Athinës ku jetojnë dhe votojnë Mitsotakis-ët, babai i tij Kiriakos qeshi me fotografët “Shpresoj që nuk ishte se pati dyshime”.

Konstandini është një djalë me syze, i gjatë dhe i hollë si babai i tij. Ai mban emrin e gjyshit, ish-kryeministër (1990-1993) dhe president i Nea Demokratia, si edhe ish stërnipi i babait të vendit, Eleftherio Venizelos, të cilit sot i dedikohet emri i aeroportit të Athinës.

Kiriakos Mitsotakis, fituesi i zgjedhjeve greke të 21 majit, shkoi herët në mëngjes në qendrën e votimit me gjithë familjen e tij: gruan Mareva, fëmijët e tyre Konstantinos, Sofia dhe Dafne.

Ata kaluan gjithë ditën bashkë dhe në mbrëmje të pestë ishin ende në selinë e partisë në Pire.

Politika, për Kiriakos Mitsotakis, është diçka familjare që në momentet e para të jetës së tij. Ai thotë se ka lindur si “i burgosur politik”, pasi kur erdhi në botë më 4 mars 1968 ishte në arrest shtëpiak, vendosur ndaj klanit të tij nga junta ushtarake.

Kur ai ishte gjashtë muajsh, prindërit e tij e çuan në Turqi, në një mërgim që do të zgjaste gjashtë vjet. Pastaj kolonelët ranë. Kurse Venizelos-Mitsotakis janë ende në fuqi.

Sigurisht, Kiriakos Mitsotakis nuk është i vetmi politikan grek që i përket një dinastie. Ish-ministri i tij i Transporteve, i cili më vonë dha dorëheqjen pas aksidentit tragjik të trenit në më 1 mars, është nipi i presidentit, një tjetër nga tre Kostas Karamanlis që kanë qenë pjesë në politikën e vendit, qoftë edhe në emër.

Në mars ai dha dorëheqjen, duke kërkuar falje për gabimet infrastrukturore që çuan në aksidentin më të rëndë hekurudhor në historinë greke (57 të vdekur, 85 të plagosur).

Në zgjedhjet e majit ai kandidoi sërish me Nea Demokratia dhe votuesit – në zonën e tij elektorale të Serres, e falën sërish edhe atë.

Pastaj janë Papandreu-t; Bakojani-t si 47-vjeçari Kostas, kryebashkiak i Athinës, gjithashtu nga Nea Demokratia dhe i lidhur me krushqi me Mitsotakis.

Por askush nuk ia del mbanë si Kiriakos Mitsotakis, tashmë në prag të mandatit të tij të dytë, të paraqitet si një “njeri i ri”, thuajse i jashtëm nga politika, në shërbim të kthesës së vendit drejt progresit.

Të dielën, për ta festuar atë në Pire, kishte një varg taksish që i binin borive dhe valëvitnin flamurin helen. Restauratorë dhe tregtarë, avokatë dhe kontabilistë, domethënë eksponentë të popullsisë së madhe të punëtorëve të vetëpunësuar në një vend, ekonomia e të cilit ka ende pjesë të mëdha të sektorëve që punojnë në të zezë, mbështetja e të cilëve i kushtoi rivalit të majtë Alexis Tsipras dhe partisë së tij Syriza një hendek prej 20 për qind.

Që nga viti 2019, kur Mitsotakis u bë për herë të parë kryeministër, Tsipras dhe partia e tij kanë qenë gjithmonë gjashtë pikë përqindje poshtë tij në sondazhe.

Por votimi i djeshëm përpiu 14 pozicione të tjera.

Si ishte e mundur kjo? “

Kundërshtari i vërtetë i së majtës nuk është as Mitsotakis, por vetë e majta. Ende nuk gjen identitet pas viteve të krizës”, shpjegoi për italianen “Corriere della Sera” komentatorja politike e “Kathimerini”, Dora Antoniou.

Partia socialiste Pasok, e cila ia doli mirë pas vitesh dobësie, ka grumbulluar qartë votat e Syrizës. Dolën mirë edhe komunistët e KKE.

“Dhe pastaj Syriza bëri disa gabime të bujshme.” Pothuajse e pabesueshme.

Të premten, pak orë pas heshtjes elektorale, ish-ministri i Tsipras Theano Fotiou tha se “reformat duhet të paguhen nga shtresa e mesme”. Domethënë ata që fitojnë dhe e përsëriti, “më shumë se pesë mijë euro në vit”.

Një ditë më parë, ish-ministrit George Katrougalos i kishte rrëshqitur një “ne do të taksojmë punëtorët autonomë” që e detyroi të tërhiqej nga zgjedhjet.

Dhe përveç këtyre batutave “u ka kushtuar shumë mungesa e një politike ekonomike të besueshme nga Syriza, së cilës njerëzit ende nuk ia kanë falur masat shtrënguese të 2015-ës”.

Madje as politikat e ashpra të migracionit – ndërtimi dhe zgjerimi i propozuar i një muri me Turqinë për të ndaluar ata që vijnë nga Azia Qendrore (Videoja e disa ditëve më parë që tregon rojet bregdetare greke duke braktisur një gomone plot me gra dhe fëmijë në det) i kushtoi atij shumë pakënaqësi.

Ekonomisti radikal Yanis Varoufakis, partia e të cilit në zgjedhje mbeti nën pragun ligjor dhe për këtë arsye doli jashtë loje, foli për një “organizim” ose një “erdoganizim” të vendit, me fitoren e Mitsotakis-it, si njeriu me një grusht të hekurt, me frikë nga sundimi i ligjit, sovranist dhe me liberalizëm ekonomik.

Një recetë që grekët, pasi përjetuan një dekadë të zezë nën vëzhgimin e veçantë të ekonomisë evropiane, duket se nuk u trembën.

Mitsotakis e paraqet veten mbi të gjitha si njeriun e rritjes dhe të reformave që “për t’i zbatuar”, tha ai në fjalimin ku ratifikoi fitoren zgjedhore, “duhet mandati i plotë i votuesve”.

Përkthyer: me votimin e djeshëm Nea Demokratia fiton 146 deputetë. Do të mungonin pesë për një shumicë absolute dhe asgjë nuk do të pengonte traditën e vjetër politike të shkëmbimit dhe dhënies së votave që gjithmonë ka bërë të mundur, të bindë disa deputetë të sapozgjedhur të shkojnë me konservatorët.

Ose mund të tentohet një aleancë e pamundur me socialistët, telefonat e të cilëve qeveria Mitsotakis përgjoi deri në verën e kaluar, siç doli në një skandal që në fakt nuk i kushtoi asnjë votë në sondazhe.

Por edhe kjo rrugë do të mbetet e kryer vetëm formalisht dhe së shpejti Kiriakos Mitsotakis do të vendosë mandatin për të formuar qeverinë në duart e Presidentes së Republikës.

Ajo do t’ia kalojë atë fituesit të dytë, Tsipras, i cili nuk i ka as numrat, as aleatët për një propozim konkret.

Njëzet e pesë ditë pas ngërçit – prandaj mendohet për 25 qershor ose 2 korrik – presidentja do të rithërrasë zgjedhjet.

Me ligjin e ri zgjedhor, i cili i kthehet në premiumeve të vjetra, të konsiderueshme të mazhorancës (deri në 50 deputetë), Mitsotakis do të jetë kryeministër praktikisht me aklamacion dhe do të jetë në gjendje të qeverisë i vetëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore